Të paktë janë ata që e dinë se këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është zëri kryesor në këngën e fundit të David Guetta, “Hey Mama”, këngë që po arrin sukses të madh në tregjet ndërkombëtare. Por në këtë këngë, emri i saj nuk është listuar përkrah Guetta, Niki Minaj dhe Afrojack.

Në një intervistë për revistën amerikane ‘Billboard’, Bebe Rexha e pyetur për këtë fakt përgjigjet. “Ramë dakord me David që emri im të mos përfshihej në “Hey Mama”, pasi rezultonin shumë emra të listuar së bashku. Duke qenë se në albumin “Listen” të David Guetta, une kam një duet tjetër zyrtar të quajtur “Yesterday” e pamë të udhës që të mos përfshihesha në emrat pjesëmarrës të këngës “Hey Mama” shprehet Rexha duke nënvizuar se pavarësisht kësaj, është e njohur ndërkombëtarisht se është pjesë e kësaj kënge madje e ka shkruar vetë refrenin e saj.

Bebe Rexha sapo ka publikuar videoklipin e saj të ri “I’m gonna show you crazy” nën regjinë e Hannah Lux Davies, ndërsa po punon për albumin e saj te pare qe do te hidhet në tregun amerikan me titull “I don’t wanna grow up”.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: