TIRANE


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha tashmë ka prekur majat e famës dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale shtohen cdo ditë,
Së fundmi këngëtarja ka arritur 10 milionë ndjekës në ‘Instagram’ dhe këtë gjë e ka festuar me një video shumë të veçantë. Bebe ka bërë bashkë në një klip momente të ndryshme nga jeta e saj, që kur ishte e vogël e deri në ditët e sotme.


“10 milionë prej jush… e pabesueshme. Nuk dua të jem e fiksuar pas numrave, por është një bekim të kesh një audiencë. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Faleminderit Rexhars e mi të bukur. Ju dua shumë, ne e bëmë këtë gjë bashkë”, ka shkruar Bebe në një postim në ‘Instagram’.


Kujtojmë që këngëtarja me origjinë shqiptare vizitoi Bubqin pas tërmeti të 26 nëntorit dhe premtoi se do të ndërtonte nga e para shtëpitë e dy familjeve.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb