Pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës me akuzat për dyshime në pastrim parash në miliona euro, biznesmeni italiane Francesco Becchetti ka vendosur të flasë.

Në një interviste telefonike nga Londra për ‘AdnKronos’, biznesmeni italian deklaron se ka nisur procedurat për të hapur një gjyq ndërkombëtar ndaj Shqipërisë. “Në fakt nuk do të duhet t’jua tregoja, por sonte do të nis një arbitrazh ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, për dhunim të traktatit dypalësh në investimet Itali­-Shqipëri”,­ ka thënë Becchetti për “AdnKronos”.

Becchetti thotë se “Nuk ka tërmet në Agon Channel”, dhe se akuzat e ngritura janë të paramenduara “për të na trembur, por po kthehet në një rezultat të kundërt”. Duke folur për akuzat e ngritura nga prokuroria shqiptare, investitori italian tha se ‘këto elemente janë dëshmi jo të mjaftueshme për të hapur një hetim dhe më pak për të justifikuar lëshimin e një masë për kufizimin e lirisë’.

Biznesmeni italian tha se kurrë nuk ka pastruar para dhe çdo për çdo gjë është i gatshëm ta provojë me të gjitha fondet e miratuara në kompanitë e tij.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb