TIRANË- Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Republika” biznesmeni italian dhe pronar i Agon Channel, Francesco Becchetti ka komentuar akuzat për pastrim parash në Shqipëri.

“Po tani çfarë do ndodhë me Becchettin, do përfundojë në një burg shqiptar”. Kështu e nis shkrimin e gazeta dhe fill pas kësaj pyetje vjen qendrimi i biznesmenit që thotë se po sulmohet poitikisht, duke e vënë gishtin tek kryeministri, Edi Rama.
“Keq të mos bësh, frikë të mos kesh më kanë thënë shpesh. Dhe unë besoj tek kjo. Kundër meje ka nisur një sulm i tipit politik nga qeveria e Edi Ramës, për arsye se informacionet që japim janë të pavarura. Por nëse mendojnë se do ta mbyll Agon Channel, gabohen rëndë. Nuk do ta mbyll kurrë!

Kjo është përgjigja e Becchettit e ardhur nga studioja e tij në Londër, sipas La Republica. “Ai ka tonin e zërit të atij personi që e di se e pret një betejë e gjatë dhe se ky është vetëm fillimi”, theksohet më tej.

“I kam lexuar akuzat, nuk kanë asgjë, është thjesht një montim”,- thotë ai ndër të tjera.

La Republica nuk nguron ta quajë atë si burri që themeloi tv e parë të përqendruar në një kapanon në perifer të Tiranës dhe se tani përballet me një urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga gjykata shqiptare.

INTERVISTA
Ju akuzojnë për evasion fiskal dhe për riciklim parash….
“Mbi të gjithë këtë të ashtuquajtur maksi riciklim ata kanë dyshime mbi 3 transaksione, një prej 12 milionë eurosh, një tjetër prej 1 milion dhe i treti prej 300 mijë eurosh. Kjo është me të vërtetë e çuditshme pasi në 2014 FTI Consulting vërtetoi se të gjitha paratë e investuara në Shqipëri kanë ardhur nga shoqëritë e mia italiane, përveç 10 milionë që vijnë nga Deutsche Bank. Prokuroria ka dërguar tre letra porosie një vit më parë, dy nga të cilat në Itali dhe Lihtenshtajn, pa marrë përgjigje. Sa për akuzën e evazionit me 5 milionë jam unë që duhet të marr ende para nga organet tatimore shqiptare”.

Ato 40 milionë euro me të cilat hapët Agon Channel Italia në 2014, ku i morët?
“Vijnë nga njëra prej bankave më të rëndësishme të Europës. Nuk janë financim, por frut i një marrëveshje e njërës prej shoqërive të grupit tim dhe institutit banker. Nuk mund ta them emrin, por të them që nuk bëhet fjalë për më shumë se 16 transferta në total. Prokurori i Tiranës duhet ti kishte kontrolluar para se të kërkonte arrestimin tim”.

A ke dokumente për të provuar atë që deklaron?
“Sigurisht! Por në dy vitet e hetimit nuk jam dëgjuar kurrë nga ata që më kanë hetuar. Do ta kisha rrëzuar hetimin e tyre pa nisur.”

Përse mendoni që janë kapur me ju?
“Sepse nuk jam i kontrollueshëm, televizioni im nuk është i kntrollueshëm. Dallimi mes Agon Channel dhe kanaleve të tjera, qendron në faktin se ne kemi frikësuar qeverinë shqiptare. Nuk kam marrë kurrë një kontratë publike. Informacionet tona janë të lira, të pavarura, denoncojmë korrupsionin dhe mashtrimin. Gjatë kohës së fushatës elektorale po përpiqen që ta paguajmë, por ne nuk do ndalemi, do ecim perpara”.

Po por si? Duan t’ju sekuestrojnë studiot, aksionet në kompani dhe llogaritë e rrjedhëse…
“Nëse do vrapojnë pas kapanonit tonë, do ndërtojmë një tjetër! Rreth 500 të punësuarit në tv tim më kërkojnë të mos dorëzohem”.

Po nëse ju bllokojnë pasurinë, kush do ti paguajë kontratat prej milionaash që ke lidhur me yjet që punojnë për Agon Channel?
“Nuk e di…do të shohim”

Qendra e hetimit të nisur ndaj jush në Shqipëri nuk është pikërisht televizioni por hidrocentrali i Kalivaçit, 200 km në jug të Tiranës, që 18 vite më parë qeveria është zotuar se do ta ndërtonte, por ajo ende nuk ka përfunduar…
“Ndërkohë ne kemi krijaur vende pune duke investuar 80 milionë. Qeveria në fakt nuk ka investuar një euro dhe duhet t’ju themi faleminderit. Do ta përfundojmë”

Akuzoheni se keni praktikuar çmime 20 herë më të shtrenjta se normalja në transfertat ndërmjet kompanisë që ka koncesionin në Kalivaç dhe kompanisë “Energy Company” të drejtuar nga nëna juaj. Si ka ndodhur kjo?
“Sfidoj këdo që të provojë se këto çmime nuk janë në përputhje me ato ndërkombëtare. Dhe edhe në qoftë se ata janë më të lartë, kjo nuk duhet marrë parasysh, sepse negociatat kanë qenë private.”

Pse nuk e provoni pafajësinë tuaj në Shqipëri?
“Po si.. Unë dyshoj se gjykatat dhe prokuroria janë në duart e kryeministrit shqiptar”.

(Përshtati në shqip, Matilda Arapi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: