MYNIH – Në Itali të gjithë fërkojnë duart: Bayern Munche-n, me anë të presidentit të nderit Franz Beckenbauer kanë ndezur dritën jeshile për largimin e mesfushorit nga Gjilani, Xherdan Shaqiri që në merkaton e janarit.

“Klubi i ka dërguar disa sinjale djaloshit që mund të largohet që në merkaton e janarit. Personalisht dëshiroj lojtarë të cilët kërkojnë me çdo kusht të qëndrojnë tek ne, në të kundërt është e drejtë të largohen në një skuadër tjetër”, – u shpreh Beckenbauer për Sky Deutschland.

Në gjurmët e Shaqirit janë vënë praktikisht të gjithë të mëdhenjtë e futbollit Italian, me Juven që qëndron në polposition. Megjithatë “Zonja e Vjetër” duhet të mposhtë konkurrencën jo vetëm brenda Seria A, ku Inter, Roma e Napoli kanë gati një ofertë por dhe jashtë vendit me Arsenal, Tottenham e Liverpool, që prej kohësh kanë shprehur interesimin e tyre për mesfushorin e Bayern-it.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: