Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Neës24 ka folur mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Rama në kuvend ku ai iu drejtua opozitës me një sërë termash që u cilësuan tejet ofendues nga ta.

Noka deklaroi se Rama përdori vulgun për të hequr vëmendjen nga ajo që e cilësoi si mega-afera e portit të Durrësit e cila sipas tij do bëjë bashkë Ramën me Lukashenkon dhe Vuçiçin përmes palëve të tjera.

“Dje në mëngjes nuk isha, kur kam vajtur pasdite vonë mora vesh gjuhën e rëndë vulgare që kryeministri kishte përdorur, ajo tregon 2 aspekte. Njëra anë është që ajo lloj gjuhe tregon që nuk ka argument dhe nuk mund të justifikojë pse ky buxhet sipas tij i dyfishuar nuk prek fare shoqërinë shqiptare përveç se do thellojë krizën. E dyta nëpërmjet vulgut, ai është mjeshtër i këtyre skenareve, u mundua të intimidojë opozitën që të mos i kërkonin llogari për mega-aferën e portit të Durrësit që futi me procedurë të shpejtuar.

Ky vulg tregon edhe një aspekt tjetër, Rama është në siklet të madh, ky është dëshpërim, nuk ishte ironi, tregoi shqetësim, po i rrëshqet dheu nën këmbë. Ai jeton me sondazhet, e di që mbështetja në shoqëri është në pikën më të dobët që nga viti 1992. Ky është kryeministri i vërtetë, ky është Edi Rama. Pavarësisht kamuflimeve e makijazheve që bën, herë pas here del në origjinal. Ai ka bërë sondazhet dhe i del që është në një rrokullamë të pakthyeshme, e dyta bëri gjithçka që të artikulojë vulg që shoëqria të merret me atë dhe jo me thelbin që është mega-afera miliardëshe e portit të Durrësit.

Këto janë dy vjedhjet që do ngelin në histori, afera e Durrësit ndryshe nga inceneratorët ndryshon se është në kulmin e luftës në Ukrainë, ku i jepet aleatit të Lukashenkos dhe i cili u jep të drejtën vëllezërvë Karriç që janë sponsorizuesit që mbajnë gjallë Vuçiçin politikisht, në këtë aferë është përfshirë, Lukashenko, Vuçiç dhe Rama, kjo është në kurriz të shqiptarëve. Pa tender të hapur, pse nuk bëhen publikë emrat e kompanisë që fshihet atje?  Duhet që aleatët tanë të ndërhyjnë, duhet detyrimisht, ambasadorët e vendeve të NATO-s duhet të jenë të vëmendshëm. Këtu ka aleancë me aleatin e Putinit. Le t’i kërkojë rublat te ai që ia mbylli vetë. KJo është hapur fare, pse pa garë të hapur, pse pa taksa, pse me aq urgjencë gjatë zhurmës së buxhetit”, deklaroi Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb