Rennes ka shkaktuar befasi në Ligue 1, pasi e ka mposhtur Paris Saint-Germianin me rezultatin 2-1. Ishin parisienët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Edinson Cavani në minutën e 36-të.

Por, një minut pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, vendasit barazuan rezultatin me anë të M’Baye Niang (44’), pas asistimit nga Traore. Pjesa e dytë ishte përsëri e dominuar nga Rennes, që përmbysën rezultatin me anë të Romain del Castillo në minutën e 48-të.

Vendasit i morën tri pikët e dyta në këtë përballje, duke e befasuar kampionin e Ligue 1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb