Me 6 fitore në 6 ndeshjet e fundit, ku përballë tyre kanë rëndë me radhë të gjithë ekipet e kreut, e fundit Tirana, Kastrioti blindon gjithnjë e më shumë prezencën në elitë. Ekipi i Çelës ndodhet 6 pikë larg zonës “play out”, larg Egnatias, rivali i tyre i radhës. Kjo është pengesa e fundit, më e rëndësishmja në këtë fazë të katërt.

6 pikë larg zonës së kuqe por në të njëjtën kohë, në mënyrë të pabesueshme ndodhen edhe 6 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Kukësi, një pozicion që të dërgon direkt në Evropë. Nëse bëjmë më shumë llogari janë 3 pikë larg vendit të katërt që me një fitore të mundshme të Laçit në Kupë, të dërgon në Evropë, por askush nuk e imagjinonte që do të vinin në këtë pikë, pasi Kastrioti nuk i ka plotësuar kushtet për licencimin, në çdo skenar Evropa mbetet një tabu, fakt që e pranoi edhe zëvendës trajneri Bekim Kuli pas ndeshjes me Tiranën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb