Botërori i Katar nisi me befasi të mëdha dhe i tillë po vijon. Në fazën e 1/16 mungojnë përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Belgjika apo Danimarka ndërsa kalojnë më tej përfaqësuese si Japonia, Maroku dhe Australia. Befasia më e madhe erdhi pikërisht nga Grupi E, ku Japonia i dogji të gjithë, arriti dy fitore me përmbysje kundër Gjermanisë dhe Spanjës duke u kualifikuar si kokë grupi, i preu përpara kohë një biletë për në shtëpi 4 herë kampionëve të Botës.

Gece
Gece

Kush mund ta imagjinonte që Spanja pasi shkaktoi termet 7 ballë në start nuk do të mund të fitonte më, aq më tepër përballë Japonisë, por fundi nuk ishte i hidhur për “fuqitë e kuqe”, që tashmë në 1/16 do të përballen me Marokun, një tjetër surprizë e këtij Botërori.

152214851 Cfbbf7ef 77a1 487e A3ad 921f285d4705
152214851 Cfbbf7ef 77a1 487e A3ad 921f285d4705

Përfaqësuesja afrikane dogji dy bigët e Evropës, Kroacinë dhe Belgjikën, u kualifikua si e parë në Grupin F. Kush e besonte që në një grup me ekipe si Kroacia dhe Belgjika, në fund ata që do të largoheshin do të ishin “djajtë e kuq”, De Bruyne me shokë.

Austr
Austr

Një tjetër surprizë në këtë fazë grupesh ishte edhe Australia. “Kangurët” realizojnë një kryevepër në dëm të Danimarkës. Në fazën e 1/16 tani duhet të bëjnë llogaritë me Messi-n, në letër duket thjesht e pamundur, por ky Botëror ka vërtetuar se logjika dhe parashikimet nuk kanë vend, gjithçka mund të ndodhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb