Futbolli nuk është një shkencë ekzakte, aq më tepër kur askush nuk është i qartë se si do të vinin ekipet pas një pauze kaq të gjatë. Të gjithë prisnin me padurim të shihnin Partizanin e Ilir Dajës në këtë debutim në Superligë. Transfertën përballë Kastriotit e kishin vlerësuar maksimalisht por nuk kishin bërë saktë llogaritë me shënjestrën e Solomon i cili në minutat e para shpërdoroi disa mundësi të pastra. Ligji i pa shkruar i futbollit, nëse nuk shënon e pëson, u vu në jetë në këtë sfidë. Fillimisht Kastrioti tronditi shtyllën në minutën e 17-të ndërsa dy minuta më pas, një gafë e Belica i dha mundësinë Da Silvas të kalonte vendasit të avantazh. Në pjesën e dytë ishte Jasir Asani ai i cili fitoi një 11-mëtërsh dhe e shndërroi po vetë në gol duke barazuar shifrat. Atëherë kur gjërat po shkon drejtë fundit, në minutën e 87-të, Emir Rezi befasoi Alban Hoxhën me një goditje nga jashtë zonë, një super gol që i dhuroj Kastriotit një tre pikësh të artë në këtë start të sezonit.
(BaklkanWeb)