Real Madrid po qëndron në heshtje në këtë merkato dimri, fundja të paktë janë lojtarët e lirë në këtë periudhë që mund ti bëjnë punë trajnerit Zinedine Zidane. Kjo është një periudhë reflektimi dhe për të marrë disa vendime për lojtarët që kanë në dispozicion. Një çështje mbi të gjitha vijon të jetë e hapur në shtëpinë e mbretërorëve, ajo e Gareth Bale.

21295792 0 Gareth Bale Returned To Real Madrid Training For The First Time A 13 1574375953928
21295792 0 Gareth Bale Returned To Real Madrid Training For The First Time A 13 1574375953928

Uellsiani prej kohësh ka qenë me një këmbë jashtë Madridit por agjenti i tij e mendon ndryshe: “Bale? Nuk do të shkoj asgjëkund gjatë merkatos së janarit, madje mendoj se nuk do të largohet nga Reali as në verë”, u shpreh agjenti i Bale duke dalë totalisht jashtë rrymës. Duke u kthyer tek merkato në hyrje, objektivi kryesor i Realit mbetet Paul Pogba.

Zidane Pogba
Zidane Pogba

Agjenti i mesfushorit francez, Mino Raiola, theksoi pak ditë më parë se ky pritet të jetë sezoni i fundit i “gjelit” në “Old Traford”, një dëshirë e theksuar publikisht edhe nga vetë Pogba. Real Madrid duke pasur dhe pëlqimin e lojtarit, do të bëj gjithçka është e mundur të transferuar Pogba në Madrid, “dhurata” e shumë kërkuar nga trajneri Zidane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb