Deputeti socialist, Ilir Beqaj, iu përgjigj akuzave të kolegëve opozitarë në Kuvend.

Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje.

Sipas tij, e rëndësishme është që Qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga pandemia e koronavirusit.

“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e koronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlametnarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb