Silvio Berluskoni ka një lajm të keq për miliarderin Thai Bee, i cili shfaqi interesim të blejë Milanin. Ish-kryeministri i Italisë ka bërë të ditur se nuk do ta shes klubin, të cilin e ka për zemër.

“Unë nuk dua të shes Milanin tim. Në të vërtetë, unë jam duke kërkuar dikë që dëshiron të financoj dhe ta bëjmë klubin lider të futbollit botëror përsëri”, ka deklaruar Berlusconi.

Këtë sezon skuadra e Milanit ka zhgënjyer totalisht duke mos arritur të siguroj pjesëmarrjen në garat europiane për sezonin e ardhshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: