Antonio Conte u shkarkua të enjten pas 2 viteve nga Chelsea, klubin me të cilin italiani fitoi 1 “Premier League” dhe 1 “FA Cup”. Me anë të një fjalimi shumë të shkurtër klubi i bëri me dije vendimin e tyre, por kjo nuk ka ndikuar aspak që Conte të flasë keq në intervistën e parë të dhënë pas shkarkimit.

Në një intervistë për ‘Shoqatën e Trajnerëve’ 48-vjeçari ka deklaruar: “Do doja të falënderoja të gjithë shokët e mi te Chelsea, për punën e madhe dhe mbështetjen që më kanë dhënë në këto 2 vite ku fituam 1 ‘Premier League’ dhe 1 ‘FA Cup’.

Për lojtarët, talenti dhe angazhimi i të cilëve ishte kaq i rëndësishëm në sukseset tona, i falënderoj për gjithçka. Ka qenë kënaqësi për mua të punoj çdo ditë me ta.

Për stafin tim, që gjithmonë ka punuar shumë fort, dua të them faleminderit për profesionalizimin dhe dedikimin që keni treguar.

Kam shijuar shumë kohën time në Angli dhe Londër dhe dua të falënderoj tifozët e Chelsea-s që kanë qenë të shkëlqyer për mua dhe familjen time. Ishte fantastike të ndaj emocionet, pasionin dhe entuziazmin me të gjithë për dy sezone të paharrueshme më këto mbështetës të shkëlqyer të Chelsea-s, të cilët do qëndrojnë gjithmonë në zemrën time.

Shpresoj që Chelsea të vazhdoj të jetë i suksesshëm dhe uroj të gjithë për sezonin e ardhshëm. Kamë bërë shumë kujtime te Chelsea që do t’i marr me vete në sfidën time të re.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb