39 vjeçari Dani Alves është pa skuadër që prej u largua nga Barcelona, në fundin e sezonit. Mbrojtësi i njohur është në kërkim të një ekipi ku do mund të sistemohej për edicionin tjetër.

Një zhvillim tejet interesant vjen nga Il Secolo XIX. Braziliani Dani Alves i ka dërguar një email Spezias duke i kërkuar një mundësi nga ky klub, por këta të fundit i janë përgjigjur menjëherë negativisht. Refuzimi lidhet me moshën  dhe natyrisht, me rrogën e lartë që kërkon lojtari.

Spezia nuk është në gjendje të mirë financiar dhe nuk e ka luksin për të shpenzuar kaq shumë për një futbollist të tillë. Alves duhet të shikojë tanimë alternativa të tjera.

Yt
Yt

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: