SERBI- Historiani serb, Predrag J.Markoviç, thotë se nëse një ditë vendi i tij do të jetë i pasur, ata “do ta blejnë Kosovën”.

“Serbia duhet të dalë me mënyra krijuese për të mbrojtur interesat e saj në Kosovë, sepse historia është si një seri turnesh, në të cilën kombet marrin apo humbin pikë”, ka thënë Predrag Markoviç,
nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, për gazetën serbe Blic, siç raporton Klan Kosova.

Ai beson se Kosova shumë shpejt do të jetë vendi më i shkretuar në të gjithë rajonin dhe se vendi i vetëm i gatshëm për të investua do të jetë Serbia, e në qoftë se është shumë e pasur do të jetë në
gjendje ta blejë Kosovën.

Markoviç po ashtu ka thënë se “Kosova është një vrimë e zezë e paligjshmërisë dhe një vend ku fjalën kryesore e kanë bandat kriminale dhe kartelet e drogës”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: