Diola Dosti, nutricioniste dhe së fundi ish-banore e Big Brother Vip ka bërë një deklaratë të çuditshme. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Dosti iu përgjigj pyetjeve thumbuese.

Diola foli edhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendje hapur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: