Këngëtari shqiptar Gjergj Leka ka folur për karrierën dhe jetën personale. I pyetur në emisionin ‘Thumb’ nëse ja prezanton vajzës partneret, kompozitori tha se ai të paktën i mban mend personat me të cilët ka ndenjur e ka shkuar, ndryshe nga shumë të tjerë që i kanë harruar.

Këngëtari u shpreh ndër të tjera se ende ka letra anonime në Minsitrinë e Brendshme që ai merret me prostitucion e armë.

“Ujku ka namin çakalli bën kërdinë. Sepse unë i di me emra, me mbiemra personat që kam ndenjur dhe kam shkuar në një kohë që shumë të tjerë kanë harruar edhe fytyrat e tyre, aq shumë kanë. Mendoj se jam shumë krenar për këtë edhe me namin që kam. Unë dola shumë i ri në skenë dhe më vunë 100 damka. Letrat anonime në Ministri të Brendshme thonë akoma që unë merrem me prostitucion e armë, llogarite çfarë populli jemi”, u shpreh Gjergj Leka.
50688-640-0-59edaca698fbe
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: