Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Nikola Selakoviç, ka bërë një deklaratë të fortë në Shqipëri, ku ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”.

Krahu i djathtë i Vuçiç tha se shumica e serbëve nuk e dinë se një nga shejtët e Serbisë ishte një fisnike shqiptare, ashtu siç, sipas tij, edhe shumica e shqiptarëve nuk e dinë se shejti i varrosur në Elbasan ishte serb.

Sipas tij, kjo injorancë e madhe e mosnjohjes mjaftueshëm të njëri-tjetrit na ka çuar në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen.

“Injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen. Niveli i injorancës është dëshmitar i asaj që kemi sot. Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shejtët e Serbisë, Anxhelina, ishte një fisnike shqiptare. Ajo është e varrosur 50 kilometra në manastirin e Kushedolit në Beograd.

Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shejti i varrosur në Elbasan ishte serb. Xhon Vladimir ishte shejti i parë ndërmjet serbëve. Përveç faktit që ne kemi jetuar pranë njëri-tjetrin për shekuj është se nuk e njohin njërin-tjetrin mjaftueshëm. Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”, tha Selakoviç.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb