Diego Armando Maradona ka befasuar në një intervistë të fundit të tij teksa ka deklaruar se Brazili do të shpallet kampion bote. Legjenda argjentinase që në vendin e tij konsiderohet ‘Zot’ për “De la Mano del Diez” në kanalin venezuelian “Telesur”, nuk i ka kursyer fjalët e mira si për ‘seleçaon’ ashtu edhe trajnerin Tite.

“Il Pibe de Oro” saktësisht deklaroi: “Brazil-Meksikë më pëlqeu, ishte një ndeshje e bukur. Pashë një Seleçao shumë solid, në gjendje të fitojë Kupën e Botës. Më pëlqen shumë Tite si trajner, sepse di ta vendosë mirë skuadrën në fushë. Sulmuesit brazilianë dhe ata 4 që janë pas tyre, janë forca e vërtetë: dinë ta luajnë topin, të vertikalizojnë, të sulmojnë të gjithë bashkë”.

Komplimente rivalëve historikë nga Maradona, i cili nga ana tjetër nuk i ka kursyer kritikat e forta për Sampaolin dhe Argjentinën, pas katastrofës së Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb