Pep Guardiola nuk zhgënjen kurrë, në fushë dhe jashtë sajë, në ato që thotë dhe bën. Tekniku katalunjas ka befasuar jo pak me deklaratën e tij të fundit duke lajmëruar largimin nga Man.City pas përfundimit të kontratës, në 2023:

“Hapi i radhës do të jetë drejtimi i një ekipi përfaqësues. Më parë, pas shtate vitesh në krye të City, kur të më përfundoj kontrata, më duhet të pushoj pak, të qetësohem e të studiojë.

Më pas do të më pëlqente të drejtoja një ekip në evropian, në Kupën e Amerikës apo në Botëror”, u shpreh Pe Guardiola në një intervistë për mediat braziliane duke iu përgjigjur më pas interesimit nëse do të i pëlqente të drejtonte pesë herë kampionët e Botës:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Janë një skuadër fantastike. Kam punuar me një pjesë të lojtarëve brazilian dhe kam sfiduar shumë prej tyre. Brazili është gjithnjë një kandidat favorit, kështu ka qenë gjithnjë dhe kështu do të jetë”, theksoi trajneri i Man.City.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb