Robert Aliaj është një nga personazhet që shpesh tërheq vëmendjen dhe komentohet për shkak të natyrës së tij dhe qëndrimeve kundër rrymës. Ndonëse 28 dhe 29 nëntori për shumicën e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare mund të konsiderohet si festë dhe gjithsecili zgjedh të festojë në mënyrën e tij, qoftë edhe duke vendosur flamurin shqiptar në rrjetet sociale, këngëtari, piktori dhe aktori, Robert Aliaj i sheh festat e nëntorit në një tjetër këndvështrim.

Përmes një statusi në Instagram, ai i kujton shqiptarëve mos bëjnë patriotizma, por të mendojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndihmuar vendin të ecë përpara. Robert Aliaj ka postuar një video të vajzës së tij, e cila në një prononcim për një radio në Bruksel ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

“Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrieti, gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut veterespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë. Shqipëria pret nga çdo burrë dhe cdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”- shkruan Robert Aliaj.

Sot eshte dita kur secili nga ne duhet te pyesi veten: Çfare bej une per Shqiperine? Te pyesni veten se cfare ne mund te bejme se bashku per mendimin e lire, per nje Shqiperi te cliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant qe eshte nje supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet permes nje rrieti, genjeshtrash dhe falsiteti, nje paragiykim qe i vjedh njeriut vete-respektin dhe dinjitetin, qe amplifikon arrogancen dhe mendjemadhésine absurde. Stop patriotizmit si mbeturine e djegshme ne sherbim te pishtarit te cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë eshte nje ndjenje pergjegjesie kombetare. Jo shfrytezimit te pasurive natyrore, jo shkaterrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurter, Joo shperthimeve te egzaltuara te emocioneve primitive. Po perkushtimit dhe qendrueshmerise. Shqiperia pret nga cdo burre dhe cdo grua shqiptare, te permbushin misionin e tyre ne sherbim te kombit. Zoti e bekofte Shqiperine. Fragment nga intervista e @galaaliaj ne radio Panic, Bruksel #corruption #patriots #patriotism #albanian #proudness

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot) on


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: