Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, Mark Esper, raportohet se ka hartuar një letër të dorëheqjes dhe po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin për të hequr emrat e gjeneralëve të Konfederatës nga bazat ushtarake.

Nuk është e pazakontë që sekretarët e Kabinetit të përgatisin letra pa datë të dorëheqjes gjatë një tranzicioni presidencial, duke i dhënë komandantit të përgjithshëm mundësinë për t’i zëvendësuar ato për një mandat të dytë.

Presidenti vendos nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes dhe procesi zakonisht ndodh pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë të qarta.

Por zyrtarët e mbrojtjes thonë se Esper përgatiti letrën e tij sepse ai është një nga zyrtarët e kabinetit që pritet të largohet pas zgjedhjeve.

Ndërsa mandati i tij mund të jetë në përfundim, Esper po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin që do të heqë emrat e liderëve të Konfederatës nga bazat ushtarake në një lëvizje që mund ta vërë atë më në kundërshtim me Presidentin Donald Trump.

Presidenti ka thënë vazhdimisht se ai nuk mbështet ndryshimin e emrave të bazave ushtarake edhe pse Esper dhe kryetari i shefave të përbashkët të shtabit janë shprehur të hapur ndaj kësaj ideje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb