Në një kohë kur sytë e të gjithë tifozëve janë drejtuar nga drejtuesit në pritje të trajnerit të ri, ata kanë marrë të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të gjetur zëvendësuesin me shpresën që të shmangin gabimet e së shkuarës së afërt, ku ndërrimet e shpeshta të trajnerëve nuk kanë dhënë rezultatin e duhur.

Kështu, në derbin e madh me Partizanin, trajner do të jetë Emanuel Egbo. Ish-gardiani i portës bardheblu, ka qenë zëvenësi i disa prej teknikëve që kanë shëtitur në stolin e kryeqytetasve. Ai do të jetë një trajner interim deri në emërimin e pasuesit të Ahmatajt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb