Trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidan, ka befasuar me shpalljen e listës së lojtarëve të cilët ka grumbulluar për sfidën me Deportivo La Coruna. Francesi i “Los Blanco-s” ka lënë jashtë yllin e ekipit Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin gjerman Toni Kroos, raporton “El Mundo Deportivo”.
Si duket tekniku ka menduar t’i lejë pushim dy lojtarët të cilët kanë shpenzuar shumë energji në takimet e fundit. Zidan ka dashur që beniaminët e tij të jetë sa më në formë për sfidën në fundjavë me Valencian si dhe Atletico-n e Madridit-t të martën në “Champions League”.
Kujtojmë që në takimin i cili luhet sot në 21:30 mungon edhe uellsiani Garreth Bale. Sulmuesi i krahut të majtë u dëmtua të dielën në “El Clasico” dhe rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të paktën një muaj.
“La Liga” garanton një rivalitet të ashpër deri në fund përsa i përket çështjes titull pasi Barcelona e cila qëndron në krye me 75-së pikë, ndiqet nga Reali i vendit të dytë me të njëjtën kuotë pikësh. 11 herë kampionët e Europës kanë në dispozicion të tyre një takim më shumë për të luajtur.
(e.k/BalkanWeb)