TIRANË

Presidenti i ri i Republikës është tema kryesore e ditës së sotme dhe ka marrë vëmendjen e Tiranës zyrtare që sot do ta votojë në parlament, në raundin e katërt.

Gazetari Ergys Gjençaj ka zbardhur detaje nga aktiviteti politik në dyert e Kryesisë së Kuvendit dhe Parlamentit të Shqipërisë.

“Deputetët e PS kanë hedhur firmat e tyre në kërkesën që do t’i dorëzohet kuvendit për kandidatin për President Bajram Begaj. Mbetet për t’u parë se sa është numri i deputetëve që kanë firmosur në mbështetje të kandidaturës së tij. Pas dorëzimit zyrtarisht të kërkesës për regjistrimin e Bajram Begajt si kandidat i PS-së për President, në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë e kërkesës, nëse kandidati i plotëson kriteret kushtetuese. Kushtetuta ka dy elementë, kandidati duhet të jetë mbi 40 vjeç dhe që 10 vitet e fundit duhet të ketë jetuar në Shqipëri. këto dy kritere kushtetuese Begaj i plotëson. Më pas raporti i miratuar i kalon seancës plenare. Në orën 18:00 do të mblidhet parlamenti, ku do të lexohet raporti i Ligjeve nga kryetarja e Komisioni Klotilda Bushkaj. Pas këtij hapi do të nisë votimi. Begaj do të jetë prezent në seancën plenare dhe pritet që në fund të votimit pritet të ketë një fjalë të shkurtër, një falënderim për votimin për këtë detyrë që do të marrë më 24 korrik”, raportoi Gjençaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb