Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA me anë të një postimi në Twitter.

Njëkohësisht Begaj ka dënuar edhe sulmin kibernetik që goditi vendin duke bërë thirrje për përforcimin e lidhjeve me partnerët dhe aleatët e vendit.

“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë.”, shkruan në Twitter Begaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb