Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në përfundim të samitit të sotëm të SEECP, publikoi foton me 14 liderët e Procesit të Evropës Juglindore.

Begaj tha se Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, lidhje të forta me BE-në dhe një angazhim të fortë për anëtarësimin në BE.

“Mikprita sot në Tiranë liderët e Procesit të Evropës Juglindore në samitin e Presidencës së SEECP-së nga Shqipëria dhe kalimin e stafetës te Bullgaria.

Një diskutim frytdhënës për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, lidhje të forta me BE-në dhe një angazhim të fortë për anëtarësimin në BE.

Ne po ecim me ritëm të shpejtë drejt integrimit, teksa vijojmë t’i qëndrojmë besnikë vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike.

Vendet e BE-së të ofrojnë mbështetje politike dhe konkrete për anëtarësimin tonë në Union, duke garantuar që perspektiva e integrimit të mbetet reale dhe e besueshme për gjithë rajonin” – shkruan Begaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb