Behati Prinsloo dhe fëmija i saj që pritet të vijë në jetë po hyjnë në frymën e Halloween. Modelja shtatzënë, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Levine, ka postuar në Instagram Stories gjatë fundjavës për të treguar pamjen e saj drithëruese.

Prinsloo, 34 vjeçe, kishte veshur një këmishë të zezë Aritzia me mëngë të gjata, të cilën e kombinoi me pantallonat Beyond Yoga që mbulonin barkun e saj në rritje.

Ajo e kompletoi look-un me grim me temën e Halloween. Engjëlli i Victoria’s Secret përkëdheli barkun e saj shtatzënë teksa nxirrte një selfie nga dollapi, duke i shkruar: “Të jetosh me këtë @Aritzia me mëngë të gjata dhe pantallona @beyondyoga”.

Fotoja e Halloween vjen vetëm disa javë pasi çifti u bë kryefjalë për skandalin e dyshuar të mashtrimit të Levine.

Siç është raportuar më parë, shumë gra akuzuan këngëtarin e Maroon 5, 43 vjeç, se u dërgoi atyre mesazhe DM për të flirtuar pasi modelja e Instagramit Sumner Stroh doli me akuza për mashtrim në një seri videosh të TikTok.

“Shumë flitet për mua tani dhe unë dua të pastroj këtë situatë. Unë u tregova i dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në ÇDO lloj mënyre flirtuese,” shkroi Levine në një deklaratë pas publikimit të lajmit. “Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, e kalova kufirin gjatë një periudhe në jetën time.”

Ai vazhdoi, “ Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua do të ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: