TIRANE

Disa javë më parë, Fjolla Morina u bë kryefajala e mediave rozë pasi u shpall në kërkim nga policia. Mbi të ishte vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të cilën e theu teksa u arratis nga shtëpia në Kukës.

Policia në një deklaratë tha se Fjolla Morina, ka thyer masën e “arrest shtëpiak”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.

Vetëm ditën e djeshme këngëtarja është bërë më në fund ‘e gjallë’ pasi ndodhet në arrati prej disa javësh.

Ajo ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë. Fjolla Morina është në gjykim për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: