Kryeministri Rama duke vizituar Albert Carën, të mbijetuarin nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë por që humbi 6 familjarë ka folur edhe për situatën me koronavirusin në Shqipëri.

Rama ka thënë se zhurma e madhe vjen pasi të gjithë sot bëjnë lajmëtarin edhe me fake news, por ai shprehet se koronavirusi është një virozë e egër nga të cilët 97% e atyre që preken shërohen dhe vdesin të moshuarit apo ata që kanë probleme, të sëmururit.

Po ashtu kryeministri shqiptar shprehet se epidemia e informacionit apo infodemia është po aq e rrezikshme sa koronavirusi pasi dikush që preket nga koronavirusit dhe sheh informacionet e humb forcën pasi ndikon psikologjikisht.

”Tani bëhet zhurmë e madhe sepse janë këto mbrokllat që është bërë çdo njeri gazetar, lajmëtar, dhe kur i sheh 97% e atyre që preken shërohen. Kjo është një epidemi apo grip agresiv, por është një epidemi apo virozë e egër por që 97% shërohen, dhe ata që e marrin goditjen janë të moshuarit dhe që kanë probleme. Pra janë aktualisht të sëmurë, ajo vin të gjen të dobët.

Ajo që shihja sot është që nëqoftë se ti gjen ndonjë problem, duhet të mbyllësh veten, të vetëizolohesh që të mos marrësh një mikrob tjetër apo mos kesh kontakte të tjera. Ka dhe disa që nuk i jep shenja kjo dhe e kalojnë. OBSH thotë infodemia, pra epidemia e informacionit është po aq e rrezikshme sa epidemia vetë. Forca e njeriut ka rol kryesor se si ti lufton një sëmundje, se njëri e kalon tjetri se kalon. Dhe për të kjo infodemia ndikon psikologjikisht.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb