Politikani i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex International” fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Lajmin e zbuloi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, ndërsa përmes një mesazhi në “Facebook”, Pacolli shkruan se ky është investimi i tij i parë në tokat shqiptare, teksa thekson se do të jetë një projekt madhështor në Shqipëri.

Mes të tjerash, Pacolli thekson se Aeroporti i Vlorës, që do të ndërtohet nga kompania e tij, do të jetë investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon, në kohërat e fundit, që sipas tij, do të kushtojë qindra miliona euro.

Mesazhi i Pacollit:

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt,
Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe.
Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb