Stërvitja e sotme te Zvicra është mbyllur me një ngjarje aspak të mirë. Në ndeshjen e kontrollit mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është dëmtuar nga shqiptari tjetër që luan për helvetët, Valon Behrami.

Edhe pse nuk ishte një ndërhyrje e fortë, Xhaka ka mbetur për pak kohë i shtrirë në fushë. Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur mjekët, por futbollisti nuk ka mundur ta marrë veten.

Me ndihmën e pjestarëve të ekipit ai është larguar nga fusha, duke alarmuar zviceranët në prag të Botërorit. Për momentin ëndrra e Xhakës për të shkuar në Rusi është në pikëpyetje të madhe.

Burime të shumtë sugjerojnë se Xhaka ka dëmtuar gjurin e majtë.

Xhaka-Berhami on Vidnews.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb