Pas lajmit të publikuar ditën e sotme, se trajneri Petkoviç po bënte një revolucion tek kombëtarja e Zvicrës, ku mes disa të përjashtuarve ishte edhe Valon Behrami, është vetë 33-vjeçari, që në një intervistë për RSI, ka treguar çfarë ka ndodhur.

“Vladimir Petkoviç më telefonoi sot në mesditë. Isha i befasuar. Mendova se ishte një telefonatë mirësjellje, por jo, ishte të më thoshte se nuk do të luaja më shumë për ekipin zviceran. Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkoviç të më shikonte në sy. Por, tani do kem më shumë kohë për vajzën dhe gruan time. Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku.

Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim. Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë.” –deklaroi Behrami.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/behrami-zbulon-gjithcka-debim-politik-me-perjashtuan-njerez-qe-nuk-kane-luajtur-kurre-futboll/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb