Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, iu kthye ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa i kërkoi sërish të flasë për arrestimin e Agim Kajmakut.

Alibeaj tha se personi që u kap sot në Durrës për 45.5 kg kokainë ishte njeriu i Ramës, ndërsa i kërkoi kryeministrit që të bëhej burrë dhe të fliste për “non-gratat” që ka në grupin e tij parlamentar.

“Mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregullat, sepse respektoi më së fundi rregullin edhe për ty dhe kjo është një gjë e mirë. Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. Ne me domatet do merremi, me ata katunarët tanë, ti merresh me tjerat. Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë e njeriut tënd. Si ishte ajo puna me “non gratat”, bëhu burrë njëherë, fol për non-gratat e tua, i ke me shumicë nbë grupin tënd. Kujto se c’ke thënë një vit më parë.

Sot, duhet të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin, që ti ke bërë. Dhe meqë fole për reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sokollije para ca kohësh te Asambleja e PS dhe i tregoje SPAK-ut se c’duhet të bënte. Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni”, tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb