Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme, Majlinda Bregut, do të prezantojë më 11 Mars në Tiranë, krijimin e “Rrjetit Rajonal të Grave Sipërmarrëse të Ballkanit Perëndimor, “Women who Launch – “Bëj biznes si grua”, që synon fuqizim ekonomik të gruas, si një mision të rëndësishëm në përpjekjet për rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor.

“Women who Launch” do të mbledhë një numër grash në biznes nga i gjithë rajoni dhe gjithashtu do të shërbejë si një mundësi për të njohur Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2021 të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi kryesor i “Rrjetit Rajonal të Grave në Sipërmarrje të Ballkanit Perëndimor” është të rrisë partneritetet e fuqizojë ekonomikisht gratë e vajzat, të ndezë debatin për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe t’i përgjigjet sfidave dhe nevojave të grave sipërmarrëse në të gjithë rajonin dhe në të gjitha hallkat kyçe të prodhimit në Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pikërisht tre vjet më pare, në 11 Mars, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) nisi fushatën (WE) që synon Fuqizimin e Grave në Sipërmarrje në Ballkanin Perëndimor. WE filloi me një video të Nada Markovicit, një pioniere e kooperativës së parë nga gratë në Bosnje dhe Hercegovinë. Dhe, siç premtuam atëherë, vazhduam kudo në rajon dhe treguam histori të shumë grave frymëzuese në sipërmarrje në rajon, si Arijana, Iris, Marta, Blerta, Zoja, Daklea, Uta, Klodiana dhe Irena; pasuar nga aktivitetet rajonale të organizatës sonë për nisjen e proceseve të fuqizimit të grave në biznes, veçanërisht të rinjve. Krijimi i Rrjetit Rajonal të Grave Sipërmarrëse të Ballkanit Perëndimor është një nga aktivitetet konkrete në këtë drejtim.

Fuqizimi ekonomik i grave është thelbësor për përpjekjet për rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor. Vetëm gjysma e grave në Ballkanin Perëndimor janë ekonomikisht aktive, krahasuar me 70% të meshkujve. Shkalla e punësimit të grave në rajonin tonë është 41.6% ndërsa ajo e meshkujve është 59.7%. Shkalla e papunësisë së vajzave është 39%. Përqindja e grave në pozitat e larta dhe të mesme drejtuese në rajon varion nga 17.4% në 41.3%, dhe vetëm 15.3% e firmave në Ballkanin Perëndimor menaxhohen prej grave. Mesatarisht, vetëm 1 në çdo 5 firma në BP është në pronësi ose në bashkëpronësi të grave. Nëse gratë do të përfshiheshin më shumë në biznes, PBB-ja e rajonit tonë mund të kishte një rritje shtesë prej 5% të PBB-së. Rritja më e madhe ekonomike e rajonit tonë është thellësisht e lidhur me numrin më të madh të grave në tregun e punës.

Çelësi për të zhbllokuar potencialin ekonomik të këtij rajoni është nxitja e mbështetja e grave për të qenë pjesë aktive e tregut të punës dhe në sipërmarrje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: