Nuk kanë të mbaruar akuzat me perversitete ndaj një princi arab. Në qendër të mediave ndërkombëtare është vënë Princi saudit Majed bin Abdullah bin Abdulaziz Al Saud i cili është akuzuar se ka kryer seks me një mashkull, ndihmës të tij, ka konsumuar kokainë dhe ka kërcënuar me vdekje femrat që refuzonin të bënin seks me të.

Përgjigja e tij ndaj akuzave ka qenë befasuese.
“Unë jam një princ dhe bëj çfarë të dua. Ti je askush dhe nuk mund të më kundërvihesh mua”, tha 29­vjeçari, djali i mbretit Abdullah të Arabisë Saudite.

Para pak ditësh ai u akuzua se kishte përdhunuar tre punonjëse në vilën e tij 37 milionë dollarëshe në Beverly Hills.
Një nga dëshmitaret thotë se, e ka parë Princin teksa argëtohej me organin gjenital të një shërbyesi. Mandej, sipas saj, princi i kishte thënë të bënte cfarë të dëshironte ai, ndryshe ‘do të të vras”, ishte kërcënimi.

Por pas hetimeve u zbulua se Majed bin Abdullah bin Abdulaziz Al Saud kishte konsumuar edhe sasi të mëdha kokaine dhe kishte shkuar me një mashkull.
Homoseksualiteti është ilegal në Arabinë Saudite dhe ndërshkohet rëndë nga kamxhiku e deri tek ekzekutimi.

Ai pagoi 300 mijë dollarë garanci për t’u larguar ndërkohë që gjyqi për të po zhvillohet këto ditë.
Prince Majed eshte djali i Mbretit Abdullah, i cili vdiq ne muajin Janar ne moshen 90 vjec.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb