BRAZIL – Regjisori brazilian Dener Giovanini pritet të promovojë në janar dokumentarin e tij “Dashuri të shenjta”, që thuhet se do të shkaktojë një tërmet të vërtetë fetar në disa vende.

Regjisori rrëfen se fillimisht dokumentari do të trajtonte temën e homoseksualitetit dhe për këtë arsye një aktor i ri dhe i bukur u fut në rrjetet sociale dhe ofroi seks gay virtual. Por në grackë ranë të paktën 150 priftërinj nga 30 vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe brazilianë.

Dokumentari përmban 500 minuta bashkëbisedime hard, mes aktorit dhe priftërinjve, që në shumë raste kanë kryer seks virtual në “Skype” apo “Facebook”.
Priftërinjtë që ranë në grackë janë anglikanë, evangjelistë, por përgjithësisht katolikë.

Sipas regjisorit, priftërinjtë katolikë zakonisht jetojnë vetëm dhe kanë më shumë mundësi të bëjnë të tilla gjëra, sidomos falë internetit. Të tjerë, si evangjelistët, kanë gra dhe fëmijë dhe kanë më pak liri për të vepruar.

Dokumentari përmban imazhe shokuese, që mund të trondisinVatikanin, rrëfime të homoseksualëve që janë sulmuar dhunshëm, apo të rinjve që janë torturuar për shkak të orientimit seksual.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: