Historia e rrallë e vajzës që dikur mjekët ia vunë jetën në pikëpyetje, sot frymëzon dhjetëra njerëz për të ecur përpara. Rezarta Fataj, një nga instruktoret më të njohura të cross fit-it e ftuar në “Vila24”, prezantuar nga Brunilda Lahe, tregoi sot se si vite më parë mjekët e kishin këshilluar që të angazhohej me sport, për ndryshe jeta e saj ishte në rrezik. Alergjia e astma ishin shumë agresive.

“Bëja 2 hapa, bija përtokë, ngrihesha… Më merrnin në krahë, -thotë ajo, -po vazhdoja.” Me shumë vullnet, Fataj shprehet se ka punuar për të ulur shumë kg nga pesha, deri sa gjithë ky përkushtim, iu kthye në profesion. “Tani dua të nxis e të ndihmoj edhe të tjerët të përmirësojnë shëndetin”- thotë Fataj, ndërsa shton se më duhet të ushtrohemi për një shëndet të mirë, pastaj për bukurinë.

Në bisedë me moderatoren Lahe, Fataj tregon detaje nga angazhimi që kanë në palestër personazhe të njohura si producentja Dalina Buzi dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Në fund ajo përcolli mesazhin se ushtrimet fizike duhet të bëhen vazhdimisht e jo vetëm 2 muaj para se të shkojmë me pushime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: