Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të blinte dhe manipulonte votën.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se arsyet se përse mori pjesë ë një palë zgjedhje që e dinte që do të kishte të tilla akte, ishte sepse nuk dëshironte të binte pre e kurthir të ngritur nga Rama, me shtyrjen e vendimit të gjykatës, marrjen e vulës dhe mos regjistrimin e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai shtoi se bënte fushatë për kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD, dhe një gjë të tillë sipas tij nuk mund ta pranonte.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Në 98 qendra brenda unazës së verdhë të Tiranës, është fitues Belind Këlliçi. Edhe aty ku quhet Bllok Këlliçi ka fituar

Rakipllari: Diferenca është 60 mijë vota

Berisha: Ne do i shkojmë deri në fund e do merret vesh shumë mirë si është e vërteta e këtij votimi. procesi zgjedhor është themelor në një sistem demokratik, zhvillohet mbi bazën e një ligji. Për herë të parë në historinë e vendit u asgjësua sepse u shpall nga Rama kinezëri. Pra zgjedhje nuk ka , ka farsë.

Që të kemi zgjedhje duhet të zbatohet fryma e ligjit me përpikmëri.

Rakipllari: Nuk e dimë ne se çfarë zgjedhje bën Rama? Ne e dimë këtë histori. Nuk dimë rastet e 2017?

Berisha: Nuk janë zgjedhje pra.

Rakipllari: ku shkon opozita pra?

Berisha: Ku shkon shoqëria? Nëse ka një gjë që shkatërron një komb është shkatërrimi i votës së lirë e opozitës.

Rakipllari: nuk shihni asgjë nga vetja jua? Të gjithë fajet i shihni tek kundërshtari?

Berisha: Për shkak të shpalljes kinezëri 628 mijë zarfe shpërndahen me vendim qeverie, zgjedhje nuk ka.
Nëse shpërndan rrit rrogat në mes të fushatës, zgjedhje nuk ka.
Rama në 2021 shpërndau me faturë Thesari në Durrës, Tiranës, Lezhë e Laç, 93 mln euro vetëm në prill. Vrau votën, dhe kam shkruar 2 dit pas zgjedhjeve se vota vdiq pa hyrë në kuti.
Ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Meqë e kaloi atë si pa të keq, tani kaloi me blerje vote të hapur, me zarfet e pensioneve dhe rrogat.
Koalicionit opozitar nuk i regjistroi kryetarin.

Pse hyra në zgjedhje? Shtyu vendimin e gjykatës, mori vulën, nuk regjistroi kryetarin e “BF”, nuk do bija në atë kurth. Do korrigjoja vendimin fatal të 2019. Bëja fushatë për monizmin e Ramës por ai kishte edhe firmën e PD dhe unë nuk do mund ta pranoja kurrë atë.

Së dyti, mora pjesë sepse nëse si forcë politike rri jashtë sistemit, nuk ke të drejtë morale të flasësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb