TIRANE

Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë deklaroi se ishte infektuar nga COVID vijon punën nga shtëpia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë kësaj kohë që është i infektuar me COVID-19 do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Ditën e djeshme bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka publikuar një foto të perëndimit të diellit, por duket se ndjekësit i kanë kujtuar se detyra e saj është ti shërbejë burrit dhe jo të merret me foto.

Si rrallë herë Ajola ka vendosur ti përgjigjet komentueses. “Hallin tim s’e paske fare ë. Po i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti yzmet jetës tënde dhe mos i paragjyko të tjerët pa i njohur hiç”, i është përgjigjur ajo.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: