Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko zhvilloi takime me qytetarë në zonën e “Misto Mames”. Bejko foli me banorët për prioritetet e programit të tij elektoral, ndërsa dhe shpërndau edhe kopje të printuara të programit.

“Bashkë me ekipin për Bashkinë e Tiranës zhvilluam takime me banorët në zonën e Misto Mames. Ju shpërndava atyre programin për Tiranën, ndërsa theksova se do të ulim me 50% taksat. Më 14 maj votoni për numrin 9 dhe 6, për t’i sjellë frymëmarrje Tiranës”, shkroi Bejko në rrjetet sociale.

Disa nga pikat e programit të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko që ai vijon t’i paraqesë në takimet me qytetarët janë: krijimi i infrastrukturës për të pritur në Tiranë deri në 250 mijë studentë deri në 2030, kopshte dhe çerdhe funksionale, sipas parimit jo më tepër se 15 min larg, zero taksë bashkiake për organizatat artistike dhe individët e pavarur që organizojnë aktivitete kulturore në Tiranë, ç’monopolizim i tregut ushqimor.

Po ashtu, Bejko premton hapjen e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i ushqimit të ‘Kilometrit 0’, 3 zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit, për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës.

Pjesë e programit janë edhe shpallja muze e burgut 313, ndërsa Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: