Lajmin e konfirmon gazeta më e madhe spanjolle “Marca”, e cila në numrin e saj të ditës së sotme shkruan se drejtuesit më të lartë të Real Madridit do të kontaktojë Mançester United për të caktuar një takim për Pol Pogba.

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle, Zidan dhe Pogba besojnë se është koha për të qenë në të njëjtin ekip dhe janë gati ta nisin që nga sezoni i ardhshëm për ta kthyer Real Madridin të dominojë gadishullin Iberik dhe Kontinentin e Vjetër.

Nga ana tjetër Solskajer është i interesuar për dy lojtarë të Real Madridit: Gareth Bejl dhe Toni Kros. Kjo pritet ta bëjë më të lehtë tratativën për mesfushorin francez, që gjithsesi mbetet ende në baza hipotetike.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb