Gareth Bejl ka folur për situatën e tij te Reali i Madridit dhe më konkretisht me marrëdhëniet aspak të mira me tifozët, që gjatë muajve të fundit nuk ia kanë kursyer kritikat. “Vërshëllimat të bëjnë të ndihesh keq, të bëjnë të humbasësh besim. Kur humbet një rast dhe dëgjon vërshëllimat e tifozëve, porta sa vjen dhe bëhet më e vogël”.

Uellsiani më pas vijoi: “Në futbollin e sotëm mund të luash në mënyrë të shkëlqyer, por nëse nuk shënon në pesë ndeshje, njerëzit do të thotë se po kalon një moment negativ. Ti e di se ke luajtur mirë, por është opinioni ai që ka rëndësi dhe në rastin tim nuk ka shumë rëndësi se çfarë thonë njerëzit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb