Brenda kryesisë së Real Madridit po nis të qarkullojë një ide për ta shitur Gareth Bejlin që në merkaton e janarit! Lajmin e fortë e publikon e përditshmja spanjolle “AS”, shumë e afërt me klubin kryeqytetas. Uellsiani që në verën e kaluar u tha se do të largohej, por në fund qëndroi dhe habiti të gjithë tifozët.

Por edhe në këtë sezon të ri sulmuesi nuk po bind dhe raporti me klubin dhe trajnerin Zinedin Zidan është gjithnjë e në rënie. Ndaj, gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Real Madridit po mendojnë që ta heqin këtë peshë që në janar, me Bejlin, i cili tashmë konsiderohet gjithnjë e më shumë “mish i huaj” te “Los Blankos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: