ITALI-“Më kanë vjedhur biçikletën. Më ndihmoni ta gjej së bashku me bagazhet (kamer, iphone, çadër kampingu, veshje, syze dielli…) Përveç vlerës financiare kanë edhe një vlerë sentimentale’. Ky është apeli në Facebook i Etienne Godard, 30 vjec, francez, i cili po shëtiste botën me biçikletë së bashku me bashkëshorten kur i kanë vjedhur mjetin me dy rrota në Castel Volturno, në provincën e Caserta.

Mes shumë njerëzve që kanë komentuar ndjehet shumë turp: ’Gjithmonë tek ne ndodhin këto gjëra’, ‘welcome to Italy’, po ka nga ato të cilët mendojnë se janë emigrantët ata që e kanë bërë këtë: ”’Për fat të keq Castelvolturno është një qytet me një prezencë të madhe emigrantësh. Me vjen keq ta them po biçikleta jote ka humbur përgjithmonë’, përgjigjet një tjetër komentues.
Godard po udhëtonte me bashkëshorten, të dy të rinj mjek shumë të pasionuar pas udhëtimeve. Cifti ishte nisur nga Hong Kong, në drejtim të Francës. Njëmbëdhjetë muaj udhëtim dhe 15 mijë kilometra të realizuar, mes komenteve dhe postimeve shumë ndjesë nga italianet në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb