Janë betuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë dy deputetët e rinj.

Bëhet fjalë për Gentiana Carkanin, e cila ka zënë vendin në Kuvend të ish-deputetit Bashkim Fino, që ndërroi jetë nga COVID-19 rreth një muaji më parë.

Po ashtu, është betuar edhe Retmira Raboshta, e cila zuri vendin e kandidatit Tom Doshi. Ky i fundit pas zgjedhjeve të 2021, shpalli dorëheqjen e parevokueshme nga mandati aktual, e ai pasues, i fituar në zgjedhjet e fundit me siglën e Partisë Social Demokrate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: