TIRANE- Kryeministri Edi Rama pas shumë kohësh do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’ të Arjan Çanit. Ka qenë vet kreu i qeverisë ai që ka njoftuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut këtë fakt, ndërsa me humor shprehet se vendimi u mor me urdhër nga lart.

“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit?”, pohon Rama në mesazhin e tij. Ashtu edhe siç e ka komentuar shpesh herë vet Çani, mes tij dhe Ramës ka pasur një miqësi, por që u prish për rrethanat të paqarta.
Rama
Vazhdimisht gazetari Çani e ka përmendur hapur në emisionet e tij dhe nëpër studio të tjera televizive faktin se ka pasur hatërmbetje me kryeministrin. Ndaj kjo e sotmja ndoshta tregon se palët kanë lënë pas të shkuarën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: