TIRANE – Një lidhje e mundshme mes modeles Elita Rudi dhe futbollistit të kombëtares, Bekim Balaj ishte nga më të diskutuarat këto ditë në median rozë.

Megjithëse çifti nuk e ka konfirmuar e as mohuar këtë lajm, ata në heshtje po shfaqin lidhjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Së fundmi Elita dhe Bekimi kanë publikuar foto me të njëjtën këmishë.
Bukuroshja Elita Rudi më parë ishte në lidhje me një tjetër sportist, basketbollistin Dardan Berisha, i cili kohët e fundit po ashtu është përfolur për një lidhje me ish të dashurën e Getoar Selimit, Florenta Islami.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: