Bekim Balaj nuk është vetëm një sulmues i mirë, por ka treguar se është edhe një këngëtar i këndshëm’. Në një festë të organizuar mbrëmjen e së hënës, në një nga klubet e natës në Tiranë ai ka qenë i pranishëm bashkë me disa gazetare sportive, ndërkohë që këndonte Flori Mumajesi.

Por, me sa duket kënga popullore shkodrane nuk mund të kalonte pa vëmendjen e Balajt, gjithashtu një shkodran. Ai ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar, ndërsa pranë tij kërcente Ilda Bejleri.

Ndërkohë që në media aludohet për një marrëdhënie mes Ilda Bejlerit dhe Bekim Balaj, duket se futbollisti i ka dedikuar këngën e duhur moderatores bukuroshe, duke qenë se vetë ai është nga Shkodra.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb